LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi ukrainas thotë se Patriot do të arrijë pas Pashkëve: Do e merrni vesh sapo të rrëzohet aeroplani i parë rus

Zëdhënësi ukrainas thotë se Patriot do të arrijë pas Pashkëve: Do e merrni vesh sapo të rrëzohet aeroplani i parë rus

Një sistem i mbrojtjes ajrore amerikane Patriot pritet të arrijë në Ukrainë diku pas Pashkëve, tha zëdhënësi i forcave ajrore ukrainase, Yuriy Ihnat.

Pashkët Ortodokse janë këtë fundjavë, transmeton Telegrafi.


“Publiku do ta dijë se pajisja e re ka mbërritur ‘sapo të rrëzohet aeroplani i parë rus’”, tha Ihnat në televizionin shtetëror ukrainas.

Një grup prej 65 ushtarësh ukrainas përfunduan stërvitjen e tyre në Stacionin Fort Still të Ushtrisë në Oklahoma, muajin e kaluar.

Më pas ata mësuan më shumë për sistemin e raketave, i cili përdoret për të gjurmuar dhe rrëzuar aeroplanët e armikut, kur ata mbërritën në Evropë.

Një bateri e raketave Patriot zakonisht përfshin gjashtë lëshues celularë, një radar celular, gjenerator të energjisë dhe një qendër kontrolli angazhimi.

Gjermania dhe Holanda janë zotuar gjithashtu të ofrojnë një sistem Patriot për Ukrainën.

Përveç kësaj, një sistem anti-raketë SAMP/T i premtuar nga Franca dhe Italia “duhet të hyjë në Ukrainë në të ardhmen e afërt”, tha Ihnat këtë javë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori