LAJMI I FUNDIT:

Zebra e arratisur shkakton tollovi në rrugët e Seulit

Zebra e arratisur shkakton tollovi në rrugët e Seulit

Një zebër në Korenë e Jugut ka shkaktuar kaos pasi u arratis nga një kopsht zoologjik dhe kaloi nëpër trafik përpara se të kapej tre orë më vonë.

Siç raportohet, zebra u arratis të enjten nga Parku i Madh i Fëmijëve në Gwangjin-gu, Seul, transmeton Telegrafi.


Zebra e quajtur Sero pas arratisjes u pa duke bredhur nëpër rrugët e Seulit në trafikun e ngarkuar.

Kaosi që shkaktoi kafsha në qytet e dëshmojnë më së miri këto pamje. /Telegrafi/