LAJMI I FUNDIT:

Zebra me aftësi kamufluese, vështirë të dallohet mes antilopave afrikane (Foto)

Zebra me aftësi kamufluese, vështirë të dallohet mes antilopave afrikane (Foto)

Një zebër që ndodhej në një fushë të Maasai Mara të Kenisë, ka gjetur mënyrën më të zgjuar të qëndrojë e qetë prej grabitqarëve – duke qëndruar e fshehur.

Megjithëse në imazh duket se janë qindra antilopa afrikane, brenda tyre është fshehur edhe një zebër, transmeton Telegrafi.


E vështirë të dallohet edhe me rrethin e kuq

Fotografi i botë së egër, Ingo Gerlach e shkrepi imazhin e mahnitshëm gjatë lindjes së diellit – për të parë më vonë edhe befasinë e fshehur.

Pasi të ketë kaluar afro dy orë duke fotografuar tufën që po kulloste, 65-vjeçari shkoi në shtëpi derisa po i shikonte imazhet, gjeti edhe zebrën e zgjuar.

“Bëja fotografi njërën pas tjetrës, pa pasur ndonjë fokus të veçantë, sepse kjo situatë ishte e pazakontë për mua. Kur po i shikoja fotografitë i qetë, gjeta edhe befasinë”, ka thënë Gerlach.

Meqenëse zebra ka shumë armiq, ka zgjedhur të fshehët në mesin e tufës së antilopave që janë shumë të ashpra dhe nuk ngacmohen prej sulmuesve. /Telegrafi/