LAJMI I FUNDIT:

Zbuloni ndryshimin! Fotot ‘krah për krah’ tregojnë se sa më i fuqishëm është teleskopi i ri James Webb i NASA-s sesa paraardhësi i tij Hubble

Zbuloni ndryshimin! Fotot ‘krah për krah’ tregojnë se sa më i fuqishëm është teleskopi i ri James Webb i NASA-s sesa paraardhësi i tij Hubble

NASA e njoftoi botën me pamje të paharrueshme të universit të martën, teksa shpërndau imazhet e para nga observatori më i madh hapësinor i ndërtuar ndonjëherë.

James Webb kapi një pamje të paprecedentë që nga “ylli që po vdes” të mbuluar nga pluhuri dhe një ‘valle kozmike’ midis një grupi galaktikash, së bashku me aludime të avullit të ujit në atmosferën e një ekzoplaneti të largët.


Zbulohet imazhi i parë nga “James Webb”, teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm në botë
Lexo po ashtu Zbulohet imazhi i parë nga “James Webb”, teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm në botë

Megjithatë, imazhet e para të teleskopit prej 10 miliardë dollarësh nuk ishin të rajoneve të sapovëzhguara të hapësirës, përcjell Telegrafi.

Hubble (në foto), një projekt i përbashkët i NASA-s, Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe Agjencisë Kanadeze të Hapësirës, ka vëzhguar universin për më shumë se 30 vjet.

Në fakt, paraardhësi i tij i famshëm Hubble kishte kapur tashmë disa nga ato.

Por të dy observatorët shikojnë yjet dhe galaktikat në mënyra të ndryshme, me Webb në gjendje të prodhojë imazhe që janë dy deri në tre herë “më të mprehta” se ato të Hubble.

Ai është gjithashtu 100 herë më i fuqishëm dhe mund të shikojë shumë më thellë në hapësirë.

Teleskopi i madh, konsiderohet si pasardhës i teleskopit hapësinor Hubble në orbitë

Për të treguar ndryshimin në cilësi, MailOnline ka marrë fotografitë e publikuara nga ekipi i James Webb dje dhe i ka krahasuar me ato të kapura nga Hubble.

Hubble studion universin kryesisht në gjatësi vale ultravjollcë dhe optike, ose të dukshme, që është i njëjti lloj drite që zbulojmë me sytë tanë.

Publikohet seti i ri i imazheve të teleskopit James Webb, në to shihet shpërthimi i një ylli
Lexo po ashtu Publikohet seti i ri i imazheve të teleskopit James Webb, në to shihet shpërthimi i një ylli

Ndërsa Webb, nga ana tjetër, është krijuar për të parë në mënyrë specifike infra të kuqe, e cila është e padukshme për sytë tanë, por e lejon atë të identifikojë shkëlqimin nga objektet më të largëta në univers. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Kalo në kategori