LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet vendi skandaloz ku përpunohej mishi i pulës dhe përdorej për sufllaqe: AKU bllokon 450 kg mish, arrestohet pronari

Zbulohet vendi skandaloz ku përpunohej mishi i pulës dhe përdorej për sufllaqe: AKU bllokon 450 kg mish, arrestohet pronari

Agjencia e Ushqimit në Shqipëri ka zbuluar aktivitete të paligjshme, në kushte skandaloze përpunohej mish pule dhe e shitej në fast food-e në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Fiksi Fare solli pamje të ambientit të cilat ishin një garazh makinash i përshtatur si ambient punishteje, në të cilin punonin 6 punëtorë.


Kofshët e pulës pa asnjë dokument shoqërues, se ku merreshin dhe ku çoheshin, mbaheshin në vaska të mëdha pa asnjë kusht higjeno-sanitar.

Emisioni investigativ sinjalizoi për këtë skandal Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i cili kërkoi ndihmën e autoriteteve të tjera, si Krimi ekonomik  dhe Policia e Shtetit, pasi ky aktivitet nuk kishte asnjë dokumentacion dhe në këto kushte përbënte vepër penale.

Falë denoncimit të Fiksit, të gjitha institucionet që inspektuan aktivitetin bënë në fund bllokimin e tij. U sekustruan 450kg mish pule jashtë çdo kushti higjenosanitar, si dhe u vu në pranga pronari i këtij aktiviteti të jashtëligjshëm.

Në emër të Bashkim Hajdinit, që ishte pronari i punishtes ekzistonte vetëm një nipt për një automjet sipas të cilit e përdorte për shpërndarjen e produkteve për fast-food-e.

Duke qenë i ligjëruar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mund të ushtronte kontroll mbi të, të cilin e bllokuan për mungesë kushtesh.

Ndërkohë krimi ekonomik vendosi mbylljen e aktivitetit të përpunimit.

Policia bëri arrestimin në flagrancë të pronarit të aktivitetit  mbi të cilin rëndojnë tre vepra penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”  dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Duke qenë se ky produkt i pasigurt shkonte nëpërmjet fast food-eve te konsumatori, Shefi i Departamantetit të Riskut dhe Komunikimit pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Tomi Kola, tha për emisionin Fiks Fare se janë inspektuar edhe 3 fast food-e në tre zona të ndryshme të kryeqytetit, subjekte të cilat i tregoi pronari i punishtes.

Kola tha se në njërin prej fast food-eve u gjet sasi e këtij malli dhe u sekuestrua menjëherë, ndërkohë u morën masa për subjektin.Në dy subjektet e tjera, në njërin u sekuestrua gjiroja dhe u dërgua për analizim dhe në tjetrin nuk u gjetën produkte.

Por jo vetëm aq, duke u nisur nga ky rast sipas z.Tomi do shtohen kontrollet e rastësishme në gjithë kryeqytetin.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori