LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet telefoni i mençur ViewPad 4 në Android

Zbulohet telefoni i mençur ViewPad 4 në Android

ViewSonic e ka zbuluar modelin më të ri të telefonit të mençur në Android 2.2 gjatë panairit të CES 2011 që po mbahet në Las Vegas.

Ky model i telefonit është i pajisur me procesorin Qualcomm 1GHz MSM8255 bashkë me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.1 inç, WVGA, kamerën me pesë mega-piksel, e cila posedon auto-fokus si dhe kamerën e cila ka mundësi incizimi në 720p, GPS, Bluetooth, lidhje Wi-Fi si dhe daljen HDMI.

Modeli i ri i telefonit ViewPad 4 është gjithashtu i pajisur me kamerën e përparme me 3 mega-piksel e cila mundëson edhe realizimin e thirrjeve telefonike edhe me video.

Thuhet se kur ky telefon të dal në dyqanet e shitjes, i njëjti do të kushtojë rreth 549 dollarë, ndërsa shpërndarja e tij do të fillojë jo më herët se mesi i vitit 2011. / Telegrafi /