LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet taksisti shqiptar që përdhunoi dy vajza në Itali

Zbulohet taksisti shqiptar që përdhunoi dy vajza në Itali

Policia italiane e qytetit të Milanos ka arrestuar një 30 vjeçar shqiptar, i akuzuar për përdhunim të dy femrave, njëra prej të cilave shtetase e huaj.

Ai jeton prej disa vitesh në Itali e punonte rregullisht në picerinë në pronësi të familjes së tij në Milano.

Por njëkohësisht 30 vjeçari shqiptar punonte dhe si taksist në mënyrë ilegale. Dy episodet e dhunimit janë verifikuar në orët e para të mëngjesit të 24 korrrik të 2016 e në 11 nëntor të 2017.

Shqiptari i ka ofruar viktimave shërbim taksie jashtë diskotekës Old Fashion të Milanos e më pas i ka dhunuar seksualisht në bordin e automjetit të tij tip Fiat Panda.

Analiza e ADN ka qënë vendimtare në identifikimin e arrestimin e shqiptarit.

Gjithashtu në zbardhjen e ngjarjes ka ndihmuar dhe një video e realizuar pak para dhunimit nga njëra prej vajzave.

Për identifikimin e automjetit ka ndihmuar një zemër stofi në ngjyrë të kuqe e varur në makinë, element i përcjellë për autoritetet italiane nga rrëfimi i dy vajzave të dhunuara.

Policia italiane dyshon se bëhet fjalë për një “dhunues serial” prandaj ka bërë thirrje që kushdo që ka mbetur viktimë e një dhunimi seksual në qytetin e Milanos e dyshon tek 30 vjeçari të denoncoje në polici.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori