LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet skandali në Kombëtaren angleze, dy futbollistë shkuan në striptiz para ndeshjes me Spanjën (Foto)

Zbulohet skandali në Kombëtaren angleze, dy futbollistë shkuan në striptiz para ndeshjes me Spanjën (Foto)

Anglia ishte në rrugë të mirë të fitonte ndeshjen ndaj Spanjës pasi po udhëheqte me rezultat 2-0.

Mirëpo në fundin e lojës spanjollët barazuan gjithçka në 2-2, ndërsa mediat angleze kanë gjetur fajtorët për këtë barazim.


Dy yjet e Liverpoolit dhe Kombëtares së Anglisë, Jordan Henderson dhe Adam Lallana kanë lënë grumbullimin me Kombëtaren e Anglisë 48 orë para ndeshjes me Spanjën dhe kanë udhëtuar rreth 100 kilometra për të shkuar në një klub nate.

Lallana dhe Henderson qëndruan në stripitiz deri në ora 1:00 të natës duke qëndruar në zonën ‘VIP’, raporton ‘The Sun’, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi kabina të shumta VIP për komoditetin tuaj dhe që ju ofrojmë kënaqësi të madhe”, shkruhet në hyrje të zonës VIP tek striptiz bari në Bournemouth.

Një valltare ka rrëfyer si anonime për ‘The Sun’, i ka thënë gazetës se ish-kapiteni i Southampton, Adam Lallana është i rregullt në këtë klub striptizmi.

Hyrja VIP në striptiz barin ku qëndruan futbollistët anglez
Hyrja VIP në striptiz barin ku qëndruan futbollistët anglez

Ajo ka thënë se disa nga valltaret në këtë striptizëm janë bërë të pasura pas marrëdhënieve me futbollistët.

“Disa nga valltaret tona janë bërë të pasura tashmë pasi ato zakonisht shoqërojnë futbollistët”.

“Nuk jam e sigurt nëse gratë e tyre do të jenë të lumtura që lojtarët vijnë në këtë barë”, ka deklaruar një valltare për ‘The Sun’, që ka dashur të jetë anonime.

Federata angleze ka konfirmuar se do të hetojë këto akuza për dy futbollistët e Liverpool, Jordan Henderson dhe Adam Lallana.

Kujtojmë që dyshja ishin titullar ndaj Spanjës, ku Lallana shënoi një gol në minutën e nëntë nga pika e bardhë dhe u zëvendësua në minutën e 27-të, ndërsa Henderson ishte i plotë në këtë takim. /Telegrafi/

Hoteli ku ishte e vendosur Kombëtarja e Anglisë
Hoteli ku ishte e vendosur Kombëtarja e Anglisë

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori