Ceremoninë madhështore e nderuan pothuajse të gjithë lojtarët që kanë luajtur në të kaluarën për klubin anglez, me skocezin që mori nderime të veçanta me video nga Sepp Blatter, David Beckham, Cristiano Ronaldo dhe një prej baballarëve të pavarësisë së Kosovës, Tony Blair.


ferguson350statuja

2500 tifozë ishin të pranishëm në ceremoni ku prezent kanë qenë edhe Eric Cantona, Ole Gunnar Solskjaer, Denis Laë, Sir Bobby Charlton, Gary dhe Phil Neville, Dennis Irwin, Andy Cole, Dwight Yorke dhe ish-portierët legjendarë Peter Schmeichel dhe Edwin Van der Sar.

I pyetur se kush duhet që të zbulojë shtatoren e tij në përkujtim të 26 vjetorit të qëndrimit të tij në krye të United, Ferguson bëri shaka, duke thënë se zgjedhja e parë do të ishte Elvis Prisley, por më pas ia la nderi bashkëshortes së tij Cathy Ferguson.

fergusonstatuja350

“Është moment krenarie. Zakonisht njerëzit vdesin para se të shohin shtatoret e tyre. Unë jam duke e jetuar përtej vdekjes”, ka deklaruar Ferguson. /Telegrafi/

telegrafi sport app