LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet plani i fshehtë i Pentagonit për hulumtimin e UFO-ve (Video)

Zbulohet plani i fshehtë i Pentagonit për hulumtimin e UFO-ve (Video)

SHBA-të kanë një fond të veçantë që është ndarë për identifikimin e rrezikut që u kanoset nga ajri, kurse këtë të dhënë Petangoni është munduar ta fsheh me çdo kusht, me qëllim mos ta dinë opinioni se janë duke punuar intensivisht në kapjen apo gjetjen e UFO-ve.

Ky program ekziston prej vitesh, shkruan New York Time,s duke u thirrur në të dhënat që i ka siguruar nga një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-ve, që ishte pjesë e programit, transmeton Telegrafi.


Këtë program të shumëpërfolur e ka udhëhequr Luis Elizbondo, kurse ministria kurrë më parë nuk kishte pranuar se ekziston një program i tillë.

Megjithatë, ekzistojnë pretendime se ky program gjatë pesë viteve të fundit ka filluar të hetojë rastet që u janë raportuar nga zyrtarët nga departamente të ndryshme të Pentagonit.

Disa pjesë të këtij programi vazhdojnë të jenë të fshehtë, por vetëm tani është zbuluar se kishte filluar në vitin 2007 dhe se për të kishte insistuar më së shumti demokrati Harry Raid.

Pjesa më e madhe e parave kanë shkuar për kompaninë e hulumtimeve që e ka udhëhequr miku i tij. Bëhet fjalë për Robert Bigalow, i cili në CBS ka deklaruar se është plotësisht i bindur se jashtëtokësorët ekzistojnë dhe se UFO-të kanë vizituar Tokën.

Stafi i Bigalow nga programi i lartpërmendur kanë përpiluar dokumentet, që i përshkruajnë fluturaket e ndryshme që janë parë dhe që kanë lëvizur me shpejtësi të madh.

Në kuadër të këtij programi janë analizuar edhe pamje të ndryshme të objekteve të panjohura, që kanë fluturuar afër aeroplanëve ushtarakë amerikanë.

Është analizuar edhe videoja e një objekti në formë ovale me madhësi të një aeroplani komercial, që është filmuar nga dy aeroplanë ushtarakë që ishin ngjitur në ajër nga aeroplanmbajtësja “Nimitz” në brigjet e San Diegos në vitin 2004.

Në të njëjtin dokument figuron edhe deklaratë e Sarah Sieger, astro-fizikanes nga MIT, e cila kishte deklaruar se nëse një objekt fluturues nuk dihet prej nga ka ardhur kjo nuk do të thotë se është nga ndonjë planet  tjetër.

Dyshime ka edhe James E. Oberg, ish-inxhinieri  i NASA-s dhe autori i 10 librave për udhëtimin në hapësirë i cili ka analizuar disa pamje të fluturakeve të paidentifikuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori