LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet një objekt arkeologjik në Durrës

Zbulohet një objekt arkeologjik në Durrës

Një objekt arkeologjik është zbuluar pas godinës së Prefekturës së Durrësit. Objekti është zbuluar teksa një subjekt po gërmonte për të realizuar një projekt infrastrukturor. Ajo që dallohet për momentin është një bllok guri si dhe fragmenti i një muri me tulla të kuqe.

Puna është ndërprerë dhe është njoftuar Ministria e Kulturës. Disa specialistë të fushës e kanë evidentuar vendin, fotografuar dhe filmuar. Ata nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë se çfarë përfaqëson ky fragment i zbuluar dhe cilës periudhë i përket. Por, nga shtresëzimi duket si ndërtim i periudhës së Bizantit.


Zbulimi është kryer në qendrën e Durrësit e cila ka qenë historikisht qendra e këtij qyteti qëkurse ai u themelua. /Shqiptarja/