LAJMI I FUNDIT:

U gjet në një ishull në Kroaci – zbulohet misteri i gruas që “flet një anglisht të përsosur”, por që nuk mban mend emrin e saj?

U gjet në një ishull në Kroaci – zbulohet misteri i gruas që “flet një anglisht të përsosur”, por që nuk mban mend emrin e saj?

Disa ditë pasi u gjet dhe u shpëtua në një pjesë të largët të Krk pa e ditur se kush është apo si arriti atje, supozohet se tanimë është zbuluar identiteti i gruas misterioze në Kroaci.

Bëhet fjalë për një histori të jashtëzakonshme që ka tërhequr vëmendjen globale, por ka hasur në pak përgjigje, një histori e cila ka ende shumë nevojë për shpjegim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Siç ishte raportuar më parë, një grua që fliste “një anglisht të përsosur” dhe e cila nuk mbante mend emrin e saj dhe që nuk kishte ndonjë dokument për ta identifikuar u gjet në një gjendje të hutuar dhe të dobësuar me prerje në fytyrë në një pjesë të largët të ishullit Krk më 12 shtator.

Një grua gjendet në një ishull kroat – misteri është se “flet një anglisht të përsosur”, por nuk e mban mend emrin e saj
Lexo po ashtu Një grua gjendet në një ishull kroat – misteri është se “flet një anglisht të përsosur”, por nuk e mban mend emrin e saj

Ajo u shpëtua nga dega në Rijekë e Shërbimeve Kroate të Shpëtimit Malor dhe u transferua në spital në Rijekë, ku thuhet se është në gjendje të qëndrueshme.

Sidoqoftë, pavarësisht të mbulimit global medial të ngjarjes (përfshirë CNN, The Guardian dhe Daily Mail), gruaja ende duhet të identifikohet zyrtarisht.

Por sugjerimet fillestare thonë se ajo kishte një theks skocez.

Sipas Index.hr, sot dolën informacione se gruaja ishte identifikuar.

“Jo zyrtarisht, mësojmë se policia, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe Interpolit, mori konfirmimin se ajo ishte një shtetase sllovake në moshën 57-vjeçare. U identifikua nga fotot, dhe konfirmimi përfundimtar do të jetë NGA gjurmët e gishtërinjve. Sipas informacioneve jozyrtare, është Daniela A. nga Sllovakia”, shkruan mediumi kroat, përcjell Telegrafi.

Po sipas mediumit në fjalë, gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme dhe pasi mjekët të japin dritën jeshile, ajo do të dorëzohet nën kujdesin e stafit të qendrës së mirëqenies sociale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori