LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet mesazhi i fundit i sulmuesit të Londrës, e kishte dërguar pak minuta para se të fillonte sulmin

Zbulohet mesazhi i fundit i sulmuesit të Londrës, e kishte dërguar pak minuta para se të fillonte sulmin

Mesazhi përfundimtar i lënë nga terroristi i Westminster në Londër, Khalid Masood në WhatsApp është zbuluar nga shërbimet britanike të sigurisë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, mesazhi ishte dërguar pak minuta para se ai të fillonte sulmin e tij.


Në të Masood thuhet se deklaroi se po bënte xhihadin në hakmarrje kundër veprimeve ushtarake perëndimore në vendet myslimane në Lindjen e Mesme.

Marrësi i mesazhit u pyet gjerësisht nga policia por u lirua pa u dënuar pasi shërbimet e sigurimit arritën në përfundimin se ai nuk ishte pjesëmarrës në komplot dhe nuk kishte njohuri paraprake të sulmit.

Westminster ka qenë në një gjendje alarmi të rritur që nga koha kur Masood kishte realizuar sulmin e tij më 22 mars, duke vrarë pesë vetë.

Masood kaloi përmes këmbësorëve me veturë, para se të therte me thikë rojën në hyrjen me kalldrëm të Pallatit të Westminsterit. Ai u qëllua për vdekje nga policia.

Sipas medieve britanike, mesazhi i tij në WhatsApp është treguesi i parë i asaj që ka shkaktuar sulmin e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori