Zbulohet lista e shkurtër e kandidatëve për më të mirin e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve

Zbulohet lista e shkurtër e kandidatëve për më të mirin e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve

Liverpooli është shpallur muaj më parë kampion i Ligës së Kampionëve.

Kjo ka bërë që të ketë më së shumti lojtarë të nominuar për futbollistin e vitit të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Për më të mirin e portës janë nominuar Alissoni i Liverpoolit, Hugo Llorris i Totetnham Hotspur si dhe portieri i Barcelonës, Marc-André ter Stegen.


Në fazën e mbrojtjes dyshja e klubit anglez, Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold si dhe Virgil van Dijk gjithashtu në këtë repart është edhe Matthijs de Ligt, ish-futbollisti i Ajaxit, tani futbollist i Juventusit.

Jordan Henderson i Liverpoolit, Frenkie de Jong, si ish-lojtar i Ajaxit dhe tani futbollist i Barcelonës si dhe Christian Eriksen i Tottenham Hotspurs janë në listën e lojtarëve që mund të shpallen më të mirë të mesfushës.

Për fazën e sulmin garojnë Sadio Mane i Liverpoolit, Lionel Messi i Barcelonës si dhe portugezi i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Ndryshe, më të mirët e ligës elitare evropiane do të shpallen në ditët që do të hedhet shorti për edicionin e ri, përkatësisht me 29 gusht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sherr në dhomën e zhveshjes së Real Madridit, Modric përplaset me një tjetër yll madrilen

Sherr në dhomën e zhveshjes së Real Madridit, Modric përplaset me një tjetër yll madrilen

La Liga

"Është thjesht e destinuar" - Roy Keane parashikon finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nunez gjen shtëpi të re pas largimit nga Liverpooli? La Liga destinacioni i ardhshëm i tij

Nunez gjen shtëpi të re pas largimit nga Liverpooli? La Liga destinacioni i ardhshëm i tij

Ndërkombëtare
Arsenali po përgatit një lëvizje shokuese për transferimin e yllit të Chelseat

Arsenali po përgatit një lëvizje shokuese për transferimin e yllit të Chelseat

Premier League
Ancelotti do të fitojë miliona euro nga Real Madridi pasi të largohet nga posti i trajnerit

Ancelotti do të fitojë miliona euro nga Real Madridi pasi të largohet nga posti i trajnerit

La Liga
Trofetë, golat e asistimet - Gjithçka që ka arritur të fitoj Lamine Yamal në moshën 17 vjeçare

Trofetë, golat e asistimet - Gjithçka që ka arritur të fitoj Lamine Yamal në moshën 17 vjeçare

La Liga
Kalo në kategori