LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet koncepti i modelit elektrik të së ardhmes, Renault ZOE! (Foto/Video)

Zbulohet koncepti i modelit elektrik të së ardhmes, Renault ZOE! (Foto/Video)

Geneva Motor Show 2017 ka sjell risi të shumta, inovacione dhe koncepte të veturave të reja. Një koncept i Renault Zoe E-Sport është shfaqur poashtu në ngjarjen e këtij viti.

Koncepti tregon një makinë elektrike të bazuar në tiparet të një makine të së ardhmes, e zhvilluar nga një numër i ndryshëm i kompanive.


Vetura e quajtur Renault Zoe E-Sport Concept është mishërim i cilësive mbresëlënëse që duhet t’i ketë një makinë elektrike. Përveç pamjes tërheqëse, vetura do të njihet edhe për praktikalitetin e saj.

Kompania zotohet se vetura do të jetë automjet efektiv dhe praktik për jetën ditore ne qytet. Zoe E-Sport ka trup të ndërtuar nga fibrat e karbonit, që e bën atë shumë të përshtatshme për vozitje të shpejtë.

Pesha e veturës do të jetë 1399 kg, dhe prej saj 453 kg është pesha vetëm e baterisë.
Vetura e re nga Renault pritet të sjell një formulë të makinës elektrike që nuk është aplikuar nga kompania më parë. Modeli i ri i Zoe do të jetë version më i madh dhe më i shpejtë i versionit bazik të veturës.

Detajet shtesë mbi Renault Zoe E-Sport nuk janë bërë të ditura ende nga Renault, mirëpo pritet të zbulohen gjatë ditëve në vijim. Gjithsesi, mbetet të shihet nëse AutoMita, si përfaqësues zyrtar i veturave të Renault, Dacia dhe Nissan në të ardhmen e afërt do ta sjell ndonjërin nga modelet e veturave elektrike të kompanisë edhe në Kosovë.

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Kalo në kategori