LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet kështjella e një mbretërie biblike

Zbulohet kështjella e një mbretërie biblike

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një ndërtesë të fortifikuar nga koha e Mbretit David, në Lartësitë Golan.

Fortesa, rreth 3000 vjet e vjetër, u zbulua pranë vendbanimit Hispin, si pjesë e punës përgatitore për ndërtimin e një vendbanimi të ri. Besohet se u përkiste aleatëve të mbretit David, Mbretërisë së Geshurit,


Barak Tzin, i cili udhëhoqi gërmimin, vlerëson se ajo mbulon më shumë se 1,000 metra katrorë.

Në Bibël, në Dhiatën e Vjetër thuhet se mbreti David është martuar me Maakahën, të bijën e mbretit të Geshurit (2 Samuel 3:3) dhe atje biri i tyre Asalomi iku pasi vrau vëllain Amnon (2 Samuel 13:23-39).