LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet identiteti i 27 vjeçarit të vrarë në Mamurras, Kreshnik Pistja u qëllua me breshëri plumbash

Zbulohet identiteti i 27 vjeçarit të vrarë në Mamurras, Kreshnik Pistja u qëllua me breshëri plumbash

Zbulohet emri i shenjestres se atentatit në Mamurras, ku 27-vjecari u qëllua me breshëri ndërsa po ecte me makinë, e Policia e mbajti fillimisht të fshehtë ngjarjen.

Shënjestra e atentatit, Kreshnik Pistja, atentati ka ndodhur në Mamurras, mbrëmjen e 3 tetorit ku është qëlluar me armë ndaj një automjeti në lëvizje.

Fillimisht, ngjarja nuk është bërë e ditur nga Policia, por më pas, me anë të një njoftimi thuhet se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, mbrëmjen e së enjtes. Shënjestër e atentatit ka qenë Kreshnik Pistja, 27 vjeç, banues në Mamurras.

I riu ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij në autostradën e Mamurrasit, duke shkuar për në banesë, pranë stacionit të Trenit, në momentin kur është qëlluar me breshëri. Plumbat kanë mbërritur deri në sediljen e parë të pasagjerit, ndërsa Pistja nuk ka pësuar lëndime. Sipas burimeve, autorët i kishin zënë prite në rrugicën pranë shtëpisë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit.


Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet. Sipas burimeve, në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja, ndërsa 27-vjeçari, i cili ishte në shënjestër të sulmit, ka deklaruar se nuk kishte konflikte.

Por, Policia po heton mbi të kaluarën e tij për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes, si dhe për të rënë në gjurmët e autorëve. Automjeti aktualisht ndodhet në komisariatin e Policisë në Laç. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që çështja i kaluar Prokurorisë së Kurbinit.

“Më datë 04.10.2019, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit K.P. 27 vjeç, banues në Kurbin dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale”, bëhet e ditur nga Policia.

Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe se nuk e di se cilët mund të jenë autorët e atentatit. “Për t’i shpëtuar plumbave u futua në oborrin e shtëpisë së fqinjit. Autorët ishin me makinë, u larguan me shpejtësi, nuk dallova asnjërin”, është shprehur 27- vjeçari.

Kreshnik Pistja ka jetuar për disa kohë në Itali dhe po hetohet nëse është përfshirë në ndonjë aktivitet të paligjshëm, që më pas mund të ketë çuar në kryerjen e atentatit ndaj tij. Gjithsesi, kjo mbetet në kuadër të dyshimeve, pasi do të jenë veprimet e mëtejshme të Policisë dhe Prokurorisë ato çka do të sqarojnë rrethanat e atentatit ndaj 27-vjeçarit nga Mamurrasi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori