LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet e vërteta e familjes që qëndroi e mbyllur në qilar për 9 vite, kryefamiljari i saj është anëtar i një sekti

Zbulohet e vërteta e familjes që qëndroi e mbyllur në qilar për 9 vite, kryefamiljari i saj është anëtar i një sekti

Historia për familjen që për nëntë vite qëndroi e ngujuar brenda një qilari në një fshat holandez të quajtur Ruinervold, duke pritur fundin e botës është bërë edhe me bizare.

Edhe pse fillimisht ishte menduar se aty kishte qëndruar babai me fëmijët  e tij, në fund është konstatuar se një familje e tërë, më saktësisht fqinjin me pesë fëmijë i kishte mbajtur të izoluar një shtetas austriak i identifikuar si Jozef Bruner, 58-vjeç, transmeton Telegrafi.


Sipas vëllait të Bruner, Franc, ky burrë dikur i përkiste një kulti dhe pretendonte se është më i mirë se Jezusi. Franc Bruner ka pranuar se vëllai i tij ka jetuar larg të afërmve, pasi ishte anashkaluar pasi i ishte bashkuar sektit bizar. E problemet me vëllanë i kishin lindur kur babai i kërkoi që t’ia dorëzojë fermën.

“Kur Jozefi e kuptoi se unë jam kryesori sa i përket fermës, kërkoi që t’i paguaj për shërbimet që i kryente. Nuk kam mbajtur kontakte me të për më shumë se 10 vite. Kur e pashë për herë të fundit, i thash që të mos kthehet më se nuk dua të kem asgjë me personat sikur ai”, ka shtuar Franc.

Jozef madje kishte braktisur edhe vajzat e tij binjake, dhe totalisht i kishte injoruar kur ato u munduan të vënë kontakte me të gjatë viti 2017.

Ai madje nuk kishte marrë pjesë në varrimin e babait të tij në vitin 2015, e kur 18 muaj më pas ndërroi jetë edhe nëna, nuk i është përgjigjur telefonave të familjarëve nga Austria.

Qëndruan për nëntë vite të mbyllur brenda një qilari, duke pritur "fundin e botës" - misteri i familjes holandeze
Lexo po ashtu Qëndruan për nëntë vite të mbyllur brenda një qilari, duke pritur "fundin e botës" - misteri i familjes holandeze

Në anën tjetër detektivët holandezë janë duke u munduar të zbulojnë se çfarë e kishte shtyrë Brunerin që të ngujohet së bashku me fëmijët në Dorsten, që janë të moshës nga 18 deri në 25.

Jozefin fqinjët e përshkruajnë si një person që kurrë nuk ka pasur femër e as që ishte përshëndetur me fqinjët nëpër rrugë.

Kujtojmë që të mërkurën është gjetur ai, kur djali më i madh i familjes Jan van Dorsten, 25-vjeç, shkoi në një kafiteri ku porositi pesë birra dhe kërkoi ndihmë.

Përveç kësaj, mediat holandeze raportojnë se kjo familje ishte pjesë e sektit Munov sikurse Bruner. Brenda shtëpisë policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme të parave, gjë që dyshohet se nga sekti kishin marrë rregullisht para për të mbetur gjallë, në veçanti pasi babai i familjes ishte sëmurë dhe kishte mbetur i palëvizshëm.

Kujtojmë që këtë sekt e kishte themeluar jugkoreani Sun Mung-moon rreth viteve të 50-ta. Kështu ky kult u zgjerua gjatë vitit 1965 nëpër Holandë. Anëtarët e kishës janë shumë të mbyllur, të orientuar kah vetja dhe të fokusuar ekskluzivisht në familje.

Por edhe pse Moon ndërroi jetë në vitin 2012, pasardhësit e tij të njohur si Munovët vazhdojnë të jenë aktiv në tërë botën nga donacionet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Evropa
SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah

SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah

Azia
Kalo në kategori