LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet data e hapjes së një prej qendrave më të mëdha në Prizren, “Galeria Shopping Mall”

Zbulohet data e hapjes së një prej qendrave më të mëdha në Prizren, “Galeria Shopping Mall”

Sot, Qendra tregtare GALERIA lansoj kampanjën e dates së hapjes kështu bëri të kuptoj që hapja e saj do të jetë, ditën e mërkurë, datë 30 Tetor, duke filluar nga ora 19:00

Edhe pak ditë kanë mbetë që dyert e GALERIA Shopping Mall të hapen për të gjithë konsumatorët te cilët po presin me padurim hapjen. Kuptohet që ndërtimi i GALERIA Shopping Mall është punuar me kujdes dhe përkushtim të madh duke pasur për qëllim që të jetë destinacion i duhur për të gjitha moshat dhe qytetet sidomos për Prizrenin me rajon. Një qendër ku do gjeni shumëllojshmërinë e më shumë se 20 veprimtarive të ndryshme që numërojnë mbi 100 brende të njohura vendore si dhe ndërkombëtare. Vende të shkëlqyera për t’u ushqyer si dhe një dimension i ri i argëtimit.

GALERIA Shopping Mall do të numroj 50,000 m2 duke ofruar një gamë të gjërë të brendeve më të kërkuara në vend.

Në GALERIA Shopping Mall do të përjetoni modën, ushqimin e përsosur dhe mënyren perfekte për të kaluar kohën e lirë. Me një ambient të vecantë, me 20% hapsirë të mveshur me xham, 14.000 m2 parking nëntoksor dhe cfarë është me e mira me afro 1500 punëtor që ju mirëpresin në çdo kohë.

Pjesë e GALERIA Shopping Mall është edhe rrjeti i Kinemasë Austriake, CINEPLEXX. Kinemaja CINEPLEXX përbën 5 salla për shfaqjen e filmave të gjitha me teknologjinë më të fundit “Real D-3D” si dhe teknologjinë me të re të zërit JBL. GALERIA gjithashtu është përkujdesur në mënyrë të vecantë edhe për fëmijet ku do të ketë disa hapsira të dedikuara vetëm pë argëtimin e tyre. Gjithashtu, për here të parë në Kosovë vjen parku i trampolinës në nivelin europian, e që I përgjigjet të gjitha moshave, Area 52 me një hapsirë të madhe ku edhe do të ketë performanca të ndryshme argëtuese.

Rezervo datën 30 Tetor, duke filluar nga ora 19:00, në Prizren rruga Tirana.

Prej tash të gjitha në një vend, GALERIA Shopping Mall.

Artikull i sponzorizuar