LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet anija më e vjetër në ujërat holandeze

Zbulohet anija më e vjetër në ujërat holandeze

Anija e përmbytur në fillim të shekullit XVI u zbulua rastësisht në Holandë gjatë një operacioni për të gjetur kontejnerët e humbur në janar në Detin e Veriut, njoftoi të mërkurën Ministria e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës.

“Kjo është anija më e vjetër e zbuluar ndonjëherë në ujërat holandeze”, theksoi Ministria në një komunikatë. “Gjatë kërkimeve në ujërat e Detit të Veriut, u zbuluan pllaka prej bakri dhe trarë prej druri, që solli menjëherë hapjen e një hetimi arkeologjik. Hulumtuesit dolën në përfundimin që trarët vinin nga një anije që skafin e kishte të harkuar me shumë mundësi 30 metra e gjatë dhe që transportonte pllaka prej bakri”.

Sipas studiuesve druri është prerë në vitin 1536, ndërsa anija është ndërtuar rreth vitit 1540 në territorin e Holandës së sotme, që në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake. Pllakat e bakrit janë të datuara me të njëjtën periudhë. /ata/

Në trend Kultura

Më shumë
Kryerja e haxhit nga shqiptarët e Kosovës gjatë periudhës osmane

Kryerja e haxhit nga shqiptarët e Kosovës gjatë periudhës osmane

Kulture
Kompleksi i Prometeut

Kompleksi i Prometeut

Kulture
Kultura dhe globalizmi

Kultura dhe globalizmi

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

MALI I BARDHË

MALI I BARDHË

Poezi
SI S’TË DESHA PAK MË SHUMË

SI S’TË DESHA PAK MË SHUMË

Kalo në kategori