Zbulohen prapaskenat, si ylli i Arsenalit refuzoi Pep Guardiolën për t’iu bashkuar Bayernit nëntë vite më parë edhe pse kishte bërë disa ushtrime

Në vitin 2015, Martin Odegaard pushtoi botën e futbollit me talentin e tij dhe Real Madridi e transferoi atë me vetëm 16 vite.
Mesfushori norvegjez kishte një zgjedhje midis Madridit dhe Bayern Munich të Pep Guardiolës, duke vendosur përfundimisht të transferohej në kryeqytetin spanjoll.
Pasuan një seri huazimesh me shkallë të ndryshme suksesi dhe vetëm vite më vonë Odegaard gjeti bazën e tij pasi nënshkroi për Arsenalin duke u bërë lider i skuadrës londineze dhe njëkohësisht kapiten.
Michael Reschke, një ish-skaut i Bayernit, beson se mesfushori nuk do të duhej të priste kaq gjatë nëse do të kishte nënshkruar për gjigantët e Bundesligës dhe do të luante nën drejtimin e Guardiolës.
Reschke tha për The Athletic se Odegaard kishte kryer edhe stërvitje te Bayernit, por në fund ai vendosi të transferohej te Real Madridi.
“Në moshën 16-vjeçare, Odegaard stërviti me Pep, i cili ishte krejtësisht i impresionuar pas stërvitjes së parë. Unë hyra në dhomën e zhveshjes dhe Pep po fliste se sa inteligjent ishte dhe se si do të përmirësohej”.
“Odegaard ishte lloji i lojtarit që Pep e donte. Ai ishte plotësisht i bindur. Ne të dy ishim shumë të sigurt se donim ta nënshkruanim me të, por ai kishte vendimin mes Real Madridit dhe Bayernit”.
“Kam pasur një dhuratë në jetën time profesionale, duke punuar me Pep për dy vite. E pashë atë të punonte me lojtarë si Kingsley Coman dhe nëse je një lojtar i ri dhe i talentuar”.
“Një gjë është shumë e sigurt, Guardiola do t’ju bëjë një lojtar më të mirë, lojtar më të mirë që mund të jeni. Ai nuk është nga kjo botë si trajner. Jam i sigurt se nëse Martin do të kishte punuar me Pep, ai do të kishte bërë disa hapa më herët”, deklaroi Reschke. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një gol dhe tri asistime, Xherdan Shaqiri me paraqitje spektakolare ndaj Yverdon-Sport

Hansi Flick kritikon dy yjet e Barcelonës për sjelljen e tyre në ndeshjen ndaj Celta Vigos

Xabi Alonso ka një pakt me Bayer Leverkusenin – spanjolli mund të largohet për katër klube

Manchester United afër mbylljes së marrëveshjes për transferimin e Matheus Cunha

Man City shpreson ta zëvendësojë Bernardo Silvan me yllin e PSG-së

Zyrtare: Caktohet gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në finalen mes Barcelonës dhe Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres