LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen 52 lloje të reja të drogës në Evropë

Zbulohen 52 lloje të reja të drogës në Evropë

Prodhimi i paligjshëm i drogës po rritet në të gjithë Evropën, ka njoftuar Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA).

Në raportin e atij institucioni thuhet se gjatë vitit 2021 janë zbuluar 52 substanca të reja psikoaktive.


“Drogat nuk kanë qenë kurrë kaq të disponueshme dhe substanca të reja të fuqishme vazhdojnë të shfaqen…çdokush mund të preket, drejtpërdrejt ose tërthorazi”, tha drejtori i EMCDDA-s,  Alexis Goosdeel.

Drogat e reja të prodhuara në laboratorët evropianë përfshijnë amfetaminat dhe metamfetaminat, opioidet sintetike dhe kanabinoidet sintetike, thuhet në raport.

Rreth 350 objekte të prodhimit të drogës u gjetën dhe u shkatërruan në vitin 2020, kryesisht në Holandë dhe Belgjikë, dhe një rekord 213 ton kokainë u kap në Bashkimin Evropian, vuri në dukje agjencia, duke u kërkuar vendeve evropiane të rrisin kontrollin e drogës.

Raporti thotë se konflikti në Ukrainë dhe tërheqja e NATO-s nga Afganistani ka të ngjarë të ndikojë në trafikun e drogës, duke ekspozuar më shumë njerëz ndaj drogës, veçanërisht ata që pësuan “stres serioz psikologjik” gjatë luftërave.

Duke pasur parasysh fluksin e refugjatëve nga Ukraina, shërbimet shëndetësore në vendet kufitare ka të ngjarë të përdoren në kufijtë e tyre, thuhet në deklaratë.

Në Ukrainë, konflikti ka të ngjarë të krijojë rrugë të reja kontrabande pasi trafikantët kërkojnë të “shmangin zonat me masa të shtuara sigurie”, njoftoi agjencia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori