LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen 200 varre masive në Irak, dyshohet se bëhet fjalë për rreth 12.000 viktima

Zbulohen 200 varre masive në Irak, dyshohet se bëhet fjalë për rreth 12.000 viktima

Më shumë se 200 varre masive që përmbajnë mijëra trupa janë gjetur në zonat e Irakut të cilat dikur kontrolloheshin nga grupi i Shtetit Islamik (IS).

Sipas OKB, varret u gjetën në veri dhe në perëndim të Ninevisë, Kirkukut, Salahuddin dhe Anbar.
Dyshohet se brenda tyre ishin deri në 12.000 viktima.


IS kapi një pjesë të Irakut në vitin 2014 dhe imponoi sundimin brutal, duke vrarë këdo që nuk e aprovonte, përcjell oranews.tv.

Pavarësisht se u mund nga fushata ajrore të udhëhequra nga SHBA, mbështetur nga forcat e qeverisë irakiane dhe milicisë aleate në terren, aktivitet e ISIS janë aktive në disa zona.

Varret përmbajnë prova kritike që jo vetëm do të identifikojnë viktimat, por gjithashtu do të ndihmojnë prokurorët të ndërtojnë raste për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe ndoshta gjenocid, sipas raportit të OKB.

Në raport thuhet se deri më tani janë dokumentuar 202 varre masive, duke përfshirë 95 në Ninevah, 37 në Kirkuk, 36 në Salah al-Din dhe 24 në Anbar.

Hetuesit vlerësojnë 6.000 deri në 12.000 viktima janë varrosur, duke përfshirë gra, fëmijë, të moshuar, njerëz me aftësi të kufizuara, punëtorë të huaj dhe anëtarë të forcave të sigurisë irakiane.

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori