LAJMI I FUNDIT:

Zbulim i rëndësishëm në Shpirag, Rama: Është gjetur sasi e madhe gazi e nafte me cilësi të lartë

Zbulim i rëndësishëm në Shpirag, Rama: Është gjetur sasi e madhe gazi e nafte me cilësi të lartë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e kësaj të mërkure se në malin e Shpiragut në Berat është gjetur një sasi e madhe gazi e nafte e cilësisë së lartë.

Ai shkruan se pas një pune thuajse dhjetëvjeçare dhe arritjes në 6002 metra thellësi, tashmë po përgatitet edhe testi përfundimtar i i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e naftës dhe gazit në sipërfaqe, gjë që në rast se do të rezultojë e suksesshme sipas kryeministrit do të sjellë një kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit.


Zona naftëmbajtëse në Shpirag drejt testimit përfundimtar, Rama: Rezultatet në fund të vitit, Fond Sovran për pasurinë kombëtare
Lexo po ashtu Zona naftëmbajtëse në Shpirag drejt testimit përfundimtar, Rama: Rezultatet në fund të vitit, Fond Sovran për pasurinë kombëtare

“Mirëmëngjes ! Dhe nga vizita në kantierin e një shprese të madhe për Shqipërinë 2030, ku pas një pune titanike thuajse dhjetëvjeçare dhe arritjes në 6002 metra në thellësi të tokës, është prekur një rezervë e madhe gazi e nafte e cilësisë më të lartë, në ndërkohë që po përgatitet testi vendimtar i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e saj lart, çka në rast suksesi do të thotë një kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama. /Telegrafi/