LAJMI I FUNDIT:

Zona naftëmbajtëse në Shpirag drejt testimit përfundimtar, Rama: Rezultatet në fund të vitit, Fond Sovran për pasurinë kombëtare

Zona naftëmbajtëse në Shpirag drejt testimit përfundimtar, Rama: Rezultatet në fund të vitit, Fond Sovran për pasurinë kombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vizitoi sot zonën naftëmbajtëse të Shpiragut, ku sipas tij, synohet nxjerrja e një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1 km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës”, u shpreh Rama.


Kryeministri theksoi se “në fund të këtij viti do ta mësojmë këtë, ndërkohë që po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë”.

“Paçim fat tanimë kur kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës”, tha Rama. /Telegrafi/