LAJMI I FUNDIT:

Zbritet inflacionit në Britani të Madhe, niveli më i ulët në më shumë se një vit

Zbritet inflacionit në Britani të Madhe, niveli më i ulët në më shumë se një vit

Inflacioni në Britani të Madhe zbritet më shumë se sa pritej, duke u ngadalësuar në normën e tij më të ulët vjetore që nga marsi 2022.

Siç tregojnë të dhënat zyrtare, çmimet e konsumit ranë në 7.9 për qind në muajin qershor krahasuar me një vit më parë që ishin 8.7 për qind.

Ekonomistët e anketuar kishin parashikuar një rritje prej 8.2 për qind.


Inflacioni bazë, i cili heq kostot e paqëndrueshme të ushqimit dhe energjisë, ra në 6.9 për qind nga 7.1 për qind në muajin maj, që ishte norma më e lartë në 31 vjet. Inflacioni i çmimeve të ushqimeve ra gjithashtu, në 17.3 për qind nga 18.3 për qind, me çmimet ende në rritje muajin e kaluar krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat do të ofrojnë lehtësim për Bankën e Anglisë, e cila ka rritur normat e interesit në çdo takim që nga dhjetori 2021, duke e çuar normën e saj bazë në 5 për qind muajin e kaluar. Megjithatë, numrat nuk kanë gjasa të shmangin një rritje tjetër të normës kur banka qendrore të mblidhet më 3 gusht, sepse inflacioni vazhdon të ecë ndjeshëm mbi objektivin e tij prej 2 për qind.

Rritja e fortë e pagave mbetet gjithashtu një rrezik kryesor për perspektivën e inflacionit.

Rënia e inflacionit bazë dhe shërbimeve mund të tregojë një dobësim të presioneve themelore inflacioniste, pas një vargu rritjesh të nxitura nga presionet e forta të pagave në tregun e punës. Inflacioni vjetor i shërbimeve ra nga 7.4 për qind në maj në 7.2 për qind në qershor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Ekonomi
BE-ja shpreson në zhbllokimin e CEFTA-s, pasi Kosova hoqi kufizimin ndaj mallrave serbe

BE-ja shpreson në zhbllokimin e CEFTA-s, pasi Kosova hoqi kufizimin ndaj mallrave serbe

Ekonomi
Sveçla tregon procedurat e reja për mallrat serbe që hyjnë nga Merdarja

Sveçla tregon procedurat e reja për mallrat serbe që hyjnë nga Merdarja

Ekonomi
Grupi “BesaBesë”: Qytetarët t’i bojkotojnë produktet e Serbisë

Grupi “BesaBesë”: Qytetarët t’i bojkotojnë produktet e Serbisë

Ekonomi
Kërkesa marramendëse për ofertat bombastike të Auto Mita!

Kërkesa marramendëse për ofertat bombastike të Auto Mita!

Auto Mita
Kalo në kategori