LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet agjenda e Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë

Zbardhet agjenda e Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë
Bundeskanzler Olaf Scholz trifft im Bundeskanzleramt Edi Rama, Ministerpräsident von Albanien, zu politischen Gesprächen

Euronews Albania ka siguruar agjendën e Samitit të Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Pritja do të bëhet në orën 11:00 nga kryeministri Edi Rama tek Piramida, vendi ku do të mbahet Samiti.


Hapja e samitit do të bëhet në orën 11.30, ku do te flasin fillimisht kryeministri Edi Rama, më pas kancelari gjerman Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e më pas presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Më pas do të ketë dy sesione që lidhen me integrimin e tregut rajonal dhe mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor.

Në orën 17.30 nënshkruhet marrëveshja Rajonale për Njohje Reciproke të Kualifikimit profesional.

Në orën 17.45 do të mbahet konferenca e përbashkët mes kryeministrit Rama, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Në orën 18.00 do të mbahet ceremonia e hapjes së plotë të Piramidës. /Telegrafi/