LAJMI I FUNDIT:

Zbardhen arsyet pse SPAK refuzoi që Sali Berisha të marrë pjesë në seancat parlamentare

Zbardhen arsyet pse SPAK refuzoi që Sali Berisha të marrë pjesë në seancat parlamentare

Ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i është dhënë leje për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Shkresa e SPAK-ut është publikuar nga Top Channel ku janë dhënë detaje.


Në shkresën e SPAK përmendet fakti se për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin.

“Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga ‘Mustafa Matohiti’, Ndërtesa 36, hyrja 1, Nd 036, Njësia Administrative nr. 2 Tiranë, si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të….

Ne vijim, neni 237 i K.Pr.Penale, në pikën 4 të tij, parashikon se për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin dhe në piken 5 sanksionon se koha e qëndrimit në arrest në shtëpi llogaritet në caktimin e dënimit. Pra, referuar ashpërsisë që mbart kjo masë, ajo gjen përputhje në disa elemente, me masën me ekstreme, që është ‘arresti ne burg’, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale”.

Më tej, SPAK përmend dhe rëndësinë e masës dhe nga ana tjetër të mandatit të deputetit.

“Ndodhur ne këto kushte, edhe e drejta për të ushtruar profesionin, apo qoftë edhe mandatin e fituar nga zgjedhjet për në Kuvend, duhet të konsiderohet si e pajtueshme me zbatimin e masës se sigurimit ‘arrest në shtëpi’, parashikuar nga neni 237 i K.Pr. Penale, ashtu sikurse është e papajtueshme edhe për çdo qytetar tjetër që i nënshtrohet kësaj mase, e drejta për të shkuar në punë. Në rastin e masave të tjera shtrënguese, siç është detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, konstatohet se e drejta për të ushtruar profesionin, është në përputhje me llojin e masës, pasi personi nuk detyrohet të qëndrojë në banesën e tij.

Lloji i masës shtrënguese, vendoset nga gjykata, duke mbajtur parasysh kushtet dhe kriteret që kërkohen për caktimin e tyre apo respektimi i detyrimeve te tjera qe lidhen me një mase sigurimi. Aplikimi i masës së sigurimit të arrestit në shtëpi, do të thotë se nevojat për sigurim dhe mbarëvajtje të procesit penal, nevojat për të cilat është vlerësuar të vendoset kjo mase, janë më të mëdha e me të domosdoshme, se sa ato të vërtetuara nga llojet e tjera të masave të sigurimit personal”.

Ndodhur në këto kushte, nevojat që ka vlerësuar gjykata, mbi baze të të cilave ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr. Penale, duhet të mbizotërojnë, në raport me tagrin e deputetit ndaj të cilit zhvillohen hetime, për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

Më tej, raporton Top Channel se nuk parashikohet në asnjë nga dispozitat e K.Pr.Penale apo në dispozitat e ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” mundësimin e dhënies së një leje të tille. Madje, edhe sikurse mund te konstatohet nga vetë kërkesa e paraqitur personi nën hetim, nëpërmjet avokatit mbrojtës Sokol Mëngjesi, nuk evidentohet asnjë dispozite mbi të cilën të mbështetet kërkesa për dhënien e kësaj leje.

Ndërkohë, i kontaktuar nga Anila Hoxha, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se do ta kundërshtojë në Gjykatën e Posaçme refuzimin e SPAK-ut, që nuk ia aprovoi kërkesën  për të shkuar në parlament.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori