Zaza nuk largohet në janar

Italiani u transferua te Zonja e Vjetër gjatë verës, mirëpo nuk i ka lënë shumë përshtypje trajnerit.
“Simone është shumë i qetë, ai po rritet dhe po zhvillohet. Është e kuptueshme se kur shkon një nivel më lartë, atëherë ka më shumë vështirësi sa që ke pritur”.
“Juve ka një grup të rëndësishëm lojtarësh dhe ka shumë konkurrencë për vende, por Zaza po jep maksimumin”
“Nuk po e marrim në konsiderim huazimin e mundshëm në janar. Ai është i lumtur në Torino”, ka deklaruar agjenti Christian Maifredi për Tuttomercatoweb. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/10/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate











































