Këngëtarja e njohur, Zanfina Ismaili, ka kohë që është tërhequr nga muzika dhe nuk është aktive në këtë drejtim.

Mirëpo ajo vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat ndan herë pas here me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.


Së fundmi, Zanfina publikoi për ndjekësit e saj në orët e vona të natës një fotografi mjaft atraktive.

E veshur me kostum të zi, Ismaili ka vënë në pah figurën e saj trupore - linjat për të cilat është shquar gjithmonë.

Të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave, të cilët e kanë komplimentuar për freskinë dhe paraqitjen provokuese.

"Imazh i orëve të vona", ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e kësaj fotografie.

E njëjta tash e sa kohë ka përqendruar aktivitetet e saj në fushën e juridikut, degë kjo në të cilën ka përfunduar edhe studimet. /Telegrafi/