LAJMI I FUNDIT:

Zakharieva: Sukses në shkëmbimin tregtar dhe turistik me Maqedoninë pas marrëveshjes për fqinjësi të mirë

Zakharieva: Sukses në shkëmbimin tregtar dhe turistik me Maqedoninë pas marrëveshjes për fqinjësi të mirë

Ekaterina Zakharieva, zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, në forumin e Dubrnovnikut të politikanëve rajonal theksoi se Ballkani ka pasur shumë ndryshime gjatë 20 viteve të kaluara.

Ajo ceku edhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Për vetëm 5 muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes, shkëmbimi tregtar na u zmadhua për 12%, ndërsa shkëmbimi i turistëve u zmadhua për 10%”, deklaroi Zakharieva e cila i dëshiroi sukses Maqedonisë në referendumin e 30 shtatorit.

Në këtë zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shqeqerniska dha replikë duke thënë se “Plotësisht pajtohem me Ekaterinën – shumë na kritikonin para nënshkrimit të marrëveshjes me Bullgarinë, por tash qytetarët e të dyja vendeve shohin se marrëveshja është garanci për stabilitet”.

Sipas Sheqerinskës nuk ekzistojnë konflikte të ngrira, por zgjidhje të ngrira./Telegrafi/