LAJMI I FUNDIT:

Zakharieva-Dimitrov: Interes i përbashkët është që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së

Zakharieva-Dimitrov: Interes i përbashkët është që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së

Shefja e diplomacisë së Bullgarisë Ekaterina Zakharieva, pas takimit me homologun nga Maqedonia Nikolla Dimitrov, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Bullgari, tha se ratifikimi i shpejtë i protokollit për pranim në NATO, në Parlamentin bullgar është shembull i mirë për atë se sa e fuqishme është mbështetja e Bullgarisë dhe sa është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e NATO-s.

Ajo shprehu edhe kënaqësi nga puna e Komisionit të përzier ekspert Maqedoni-Bullgari për çështje arsimore dhe historike, por edhe shpresë se do të intensifikohet bashkëpunimi i biznesit mes dy vendeve.


Zaharieva tha se pas ndërprerjes dhjetëvjeçare, në fillim të muajit mars do të përbëhet komision ekonomik i përbashkët, temë kryesore e së cilës do të jetë infrastruktura. Paralajmëroi edhe forum të biznesit me pjesëmarrje të mbi 100 kompanive bullgare.

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme potencoi se interesi i kompanive bullgare për investime në Maqedoninë e Veriut dyfish është rritur, ndërsa pret trendi i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ministri Dimitrov vlerësoi se pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë është bërë përparim i madh në bashkëpunimin mes Shkupit dhe Sofjes.

Afrimi mes dy vendeve, thotë Dimitrov, nuk duhet të jetë vetëm politik por edhe ekonomik. Ai shprehu falënderim për mbështetjen bullgare për në NATO dhe BE.

“Kemi interes të jemi shumë më afër me Bullgarinë. Kjo është për interes reciprok dhe për atë duhet të tregojmë urtësi dhe vizion”, tha ministri Dimitrov.

Sipas tij, duhet të rregullohen të gjitha gabimet historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që të mund të rregullohen marrëdhëniet bilaterale në baza të shëndosha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori