LAJMI I FUNDIT:

Zaimi i LVV-së: Marrëveshja Thaçi-Vuçiq ekziston dhe është në dëm të Kosovës

Zaimi i LVV-së: Marrëveshja Thaçi-Vuçiq ekziston dhe është në dëm të Kosovës

Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se marrëveshja Thaçi-Vuçiq ekziston dhe është e keqe dhe në dëm të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, thotë se dera e copëtimit të Kosovës është ende e hapur, çka sipas tij nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri pohoi së fundmi në një emision se në atë marrëveshje “diçka duhet të jepet”.


“Siç u bë e qartë, marrëveshja Thaçi-Vuçiq ekziston dhe është e keqe. Në dëm të Kosovës, në të mirë të kriminelëve.  Lutfi Haziri pohoi në emision se në atë marrëveshje “diçka duhet të jepet”, pra dera e copëtimit të Kosovës është ende e hapur, nëse i lejojmë.

Baton Haxhiu, sekseri i Beogradit, pohoi në emision se marrëveshja përfshin amnisti për “krimet e bëra nga të dyja vendet”, duke treguar se ai dhe bossat e marrëveshjes besojnë se ka patur krime të bëra edhe nga Kosova. Amnistia që thotë Batoni, dmth. që kurrë të mos ketë drejtësi për rreth 12.000 fëmijë, gra e burra të vrarë e rreth 20.000 fëmijë gra e burra të dhunuar gjatë përpjekjes serbe për shfarosjen e shqiptarëve.

Kjo është marrëveshja që duan të arrijnë pasi ta rrëzojnë fituesin legjitim të zgjedhjeve, LV-në: falje territori të pasur me minerale të rëndësishme, dhe falje e krimeve çnjerëzore të luftës”, ka shkruar ai.