LAJMI I FUNDIT:

Zafirov: Gjykatat shqiptojnë masa selektive për paraburgim!

Zafirov: Gjykatat shqiptojnë masa selektive për paraburgim!

Propozimet PSP për shqiptimin e paraburgimit janë refuzuar nga Gjykata, dhe për këtë arsye të dyshuarit janë liruar, edhe pse ata mund të ndikojnë te dëshmitarët dhe të prishin hetimin, tha ish-gjyqtari hetues dhe kryetar i Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtave, Valentin Zafirov për Tv 21, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, gjykatat zbatojnë drejtësi selektive në lidhje me përcaktimin e paraburgimit, për shkak se në raste të tjera, rreth 100 njerëz, ose u është përcaktuar arrest ose me pa të drejtë i është vazhduar masa e paraburgimit.


PSP-ja deri më tani ka kërkuar që të paraburgosen rreth 20 të dyshuar në hetimet e saj, por kërkesa u pranua vetëm për Goran Grujovskin dhe Vlladimir Taleski. Gjithashtu nga Gjykata Penale, janë refuzuar 17 propozime për sigurimin e masave paraprake të dorëzuara nga PSP. /Telegrafi/