LAJMI I FUNDIT:

Zafir Berisha raportin e Komisionit për matjen e territorit e quan të kot

Zafir Berisha raportin e Komisionit për matjen e territorit e quan të kot

Punën e Komisionit të formuar nga qeveria me ekspertë të fushave të ndryshme dhe me pjesëmarrës edhe nga shoqëria civile, deputeti nga radhët e Nisma për Kosovën Zafir Berisha po e quan të kot.

Berisha për Gazetën Monitor ka deklaruar se subjekti që ai përfaqëson që nga fillimi kanë pasur dyshimet e tyre për këtë komision dhe punën që ai mund të bëj dhe se kjo sipas tij tashmë u dëshmua.


“Qysh në fillim do të thotë kemi pas qëndrime tona se ky komision është një akrobacion politik i Isa Mustafës për të vërtetuar punën e komisionit të udhëhequr nga Murat Meha dhe që ka qenë tepër e dëmshme”, ka thënë Berisha.

Sipas tij deklaratat e kreut të këtij komisioni, kryeakademikut Hivzi Islami se ai me këtë detyrë që ka marrë po angazhohet për të vërtetën nuk qëndrojnë dhe se nga ky komision nuk ka pritur që të bëhet punë shkencore. Ai madje punën e këtij komisioni e ka quajtur të kot.

“Qëndrimi i Hivzi Islamit me 3 gusht të vitit të kaluar ka qenë më se i qartë se ai është pjesë vazale e politikes dhe nuk kemi pritur që ai komision me ba ndonjë punë shkencore. Këtë e vërteton edhe largimi i dy anëtarëve të komisionit, dy ekspertëve të fusha të caktuar që do të thotë atë raport që e ka paraqitur ky komision është një raport koti”, ka theksuar Berisha.

Berisha ka theksuar se Nisma për Kosovën bashkë me opozitën do të vazhdojnë të kundërshtojnë fuqishëm këtë formë të demarkacionit.

Ndryshe sot gjatë ditës Komisioni për matjen e Territorit ka dal me të gjetura në të cilat thuhet se Kosovës nuk i humb asnjë milimetër territor.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori