LAJMI I FUNDIT:

Zaev thirrje diasporës: Investoni në vendin tonë

Zaev thirrje diasporës: Investoni në vendin tonë

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri pa dikaster i angazhuar për diasporën Edmond Ademi mbrëmë u takuan me disa përfaqësues të diasporës të Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë në Itali, Zvicër, Gjermani, Belgjikës, Luksemburg, Turqi dhe SHBA.

Siç njoftojnë nga qeveria, në takim Zaev i ka theksuar politikat e Qeverisë, të cilat sipas tij, krahas progresit ekonomik janë të orientuara drejt realizimit të të qëllimeve strategjike – anëtarësim të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni


“Krijojmë shtet të sigurt dhe me ekonomi të avancuar, e cila ka raporte miqësore me të gjithë fqinjët dhe kushte të volitshme për investime”, shtoi kryeministri Zaev.

Zaev theksoi e vitin 2018 e përfundojmë si vit me të cilin Maqedonia e Veriut, sipas “Raportit për investime në botë për vitin 2019” nga Konfederata e KB-së për tregti dhe zhvillim (UNKTAD) është shpallur vendi me rritje më të madh të investimeve të huaja të drejtpërdrejta me 737 milionë dollarë të realizuara, gjegjësisht 624 milionë euro, investime të huaja.

Kryeministri në takimin theksoi se orvatjet dhe politikat e Qeverisë janë që të përmirësohet klima e volitshme ekonomike në vend dhe kushtet për investim të investitorëve të huaj dhe vendas dhe paralajmëroi vendime pozitive, për mbështetje të investimeve nga bashkëqytetarët.

“Mesazhi i parë është investoni. Presim të ritet prosperiteti i shtetit, vazhdojmë me reformat në të gjitha fushat, sidomos në jurisprudencë dhe e përforcojmë luftën pa kompromis me korrupsionin”, theksoi kryeministri Zaev.

Në drejtim të përforcimit të lidhjeve me diasporën dhe Ligji i miratuar për mbështetje të investimeve, ku është parashikuar 10 për qind shtesë mbështetje financiare për investime fillestare investuese të subjekteve afariste të themeluara nga shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë qëndrim të përhershëm apo të përkohshëm jashtë vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori