Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se në emër të komunitetit shpreh gatishmërinë që të ofrojë një kandidat konsensual për president të Kosovës.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se situata politike aktuale është e paqëndrueshme dhe se nuk po ndërmerren veprime konkrete për ta zgjidhur atë.


“Paraqesim shqetësimin se si ka mundësi që në një vend të vogël siç është Kosova, me parti që kanë fituar votën nga qytetarët, nuk arrin të bëhet dot një zgjidhje që është elementare për një konsensus për një person të vetëm i cili do ta drejtonte shtetin në pozitën e presidentit. Bëj thirrje, nuk po e them me ironi, edhe ne nëse vërtetë ka mbetë Kosova pa asnjë person që mund të jetë konsensual, ne si komunitet egjiptian jemi të gatshëm me ofru një kandidat konsensual, ndoshta me vlera prej një akademiku e më poshtë”, ka thënë ai. /Kp/