Gjykata e Lartë në Podgoricë i ka caktuar sot masën e paraburgimit prej 30 ditëve Vehid Muriqit, i dyshuar për vrasjen e trefishtë në lagjen “Stari Aerodrom” në Podgoricë.

Paraburgimi është caktuar për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së ndikimit mbi dëshmitarët, shkruan rtcg.


Muriq dyshohet se në mbrëmjen e së hënës ka vrarë tre persona në Podgoricë, pas së cilës është nisur për në Rozhajë dhe i ka pranuar nënës së tij se e ka kryer krimin.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Muriq ka përdorur armë të ftohtë pas një konflikti me tre viktimat – vëllezërit Denis (28) dhe Nezrin Hot (27) nga Rozhaja dhe shtetasin e Serbisë, Kenan Miraljemoviq.

Pas denoncimit të saj, policia ka gjetur trupat e tre personave në një banesë të marrë me qira në Podgoricë.

Ai është arrestuar më pas në qendër të qytetit të Rozhajës. Motivi i krimit ende nuk dihet. /Telegrafi/