LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Do ta kthejmë sundimin e ligjit në vend

Zaev: Do ta kthejmë sundimin e ligjit në vend

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në panelin për drejtësi në Evropën Juglindore ka folur për sundimin e shtetit ligjor dhe për reformat në gjyqësi, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”’Shoqëri për të gjithë’ është një koncept që mbi të gjitha do të ndërtohet në themelet e drejtësisë, reformave në gjyqësor dhe jetë të re. Jam thellë i bindur se ne të gjithë kemi vullnet për të ndryshuar gjendjen dhe për të bërë që sistemi gjyqësor të funksionojë” tha Zaev.

Deklaratat e Zaev vijnë menjëherë pas presionit qytetar për rastin e Almir Aliut dhe lirimin nga paraburgimi të Boban Iliqit nga burgu me preteks se ka qenë aksident e jo vrasje me paramendim. /Telegrafi/