Kryeministri Zoran Zaev tha se do të kemi operacion statistikor ku do të regjistrohen të dhënat e sakta, të cilat do të ndihmojnë në politikat ekonomike, arsimore, kulturore dhe mbrojtjes shëndetësore.

“Të dhënat e regjistrimit janë të dhëna statistikore që u duhet institucioneve shtetërore, ekzekutivit, kuvendit dhe pushtetit vendor”, tha Zaev.

Ai bëri thirrje që të jemi pozitiv përballë regjistrimit i cili na mungon 19 vite, ndërsa zbatimi i suksesshëm është obligim i qytetarëve.

“Ligji për regjistrim ndodhet në Kuvend, dhe më vjen keq që seanca e sotme u anulua për shkak se nuk ka punë online në Kuvend, për arsye se ka deputetë që janë të infektuar ose në vetizolim. Me këtë dëshmohet papërgjegjësia e opozitës”, tha Zaev.

Sipas tij, është e turpshme vendi të mos ketë regjistrim dhe se nuk do të ketë procese retrograde sa i përket të drejtave të marra në Kushtetutë dhe ligje./Telegrafi/