LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Refuzimi për dhënien e datës ka kthyer pyetjet e euro-skeptikëve

Zaev: Refuzimi për dhënien e datës ka kthyer pyetjet e euro-skeptikëve

Maqedonia e Veriut është vendi i parë që vizitoi Presidenti e sapozgjedhur të Parlamentit Evropiane dhe kjo është një dëshmi për mbështetjen e tij dhe të Parlamentit Evropian për vendin tonë, tha kryeministri Zoran Zaev në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin e PE-së David Sassoli.

Zaev theksoi se procesi i zgjerimit do të pësojë ndryshime dhe se Maqedonia e Veriut duhet të jetë e përgatitur për mbikëqyrje më të rreptë, por ne e shohim atë si një avantazh për transformimin tonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ne jemi gati për të dhe duam të marrim pjesë në të. Por ne besojmë plotësisht se perspektiva e anëtarësimit në BE është e pazëvendësueshme dhe nuk duhet të vihet në dyshim nëse me të vërtetë dëshirojmë një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, të sigurt dhe të prosperuar. Ne kemi besim. Kemi optimizëm. Jam i bindur që së shpejti do të hapen mundësi të reja me ndihmën e miqve tanë në të gjithë BE-në ”, përfundoi Zaev në një konferencë të përbashkët shtypi me Sassoli.

Kryeministri tha se refuzimi për të rënë dakord për të filluar negociatat për kapitujt ka kthyer në agjendë pyetjet e euro-skeptikëve dhe dilemat nëse BE me të vërtetë qëndron në politikat e saj të zgjerimit dhe nëse ekziston alternativë, por ai është i qartë se nuk ka mundësi tjetër./Telegrafi/