LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Reeker: Marrja e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në është edhe në interes të SHBA-ve

Zaev-Reeker: Marrja e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në është edhe në interes të SHBA-ve

Maqedonia e Veriut në këtë kohë është e përqendruar plotësisht në sigurimin e datës për fillimin e negociatave të pranimit në BE në muajin tetor, si dhe në përparimin në ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO, dy qëllime strategjike për vendin për të cilin Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një kontribut të madh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev në takim me përfaqësuesin e lartë të Departamentit të Shtetit Philip Reeker dhe përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Metthew Palmer, të mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Siç njoftojnë nga zyra e shtypit të qeverisë, në takim kryeministri Zaev theksoi se këto qëllime për Maqedoninë e Veriut dalin edhe nga marrëveshja strategjike për partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilat integrimet euroatlantike janë prioritet për vendin për të siguruar stabilitet dhe siguri në vend si dhe rajon.

“Përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit, ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Philip Reeker dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, kanë treguar gjithashtu interes për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë. Ata kanë theksuar mbështetjen e tyre dhe të SHBA-së, për zbatimin e reformave, veçanërisht në fushën e qeverisjes të së drejtës, sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, si çështje me rëndësi për arritjen e qëllimit të pritur – data për fillimin e negociatave të BE-së, të cilat është gjithashtu me interes për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori