LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Quick: Partneriteti ynë ekonomik dhe projektet e ardhshme do të krijojnë përfitime dhe të hyra për të rinjtë

Zaev-Quick: Partneriteti ynë ekonomik dhe projektet e ardhshme do të krijojnë përfitime dhe të hyra për të rinjtë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev së bashku me ministrin e Diasporës, Edmond Ademi dhe zëvendësministrin e MPJ-së Andrej Zhernovski, sot kishin takim me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, i ngarkuar për diasporën greke, Terens Nikolaos Quick i cili është për vizitë dy ditore në vend.

Në takim, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, është shprehur kënaqësia e zhvillimit pozitiv të marrëdhënieve mes dy vendeve, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës, me çka është theksuar nga të dyja palët, se hapi të ardhme për qytetarët e gjeneratat e ardhshme edhe në Greqi edhe në Maqedoninë e Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Me mikun tim, kryeministrit Alexis Tsipras, treguam se para neve, janë mundësitë e hapura për bashkëpunim dhe se interesat e përbashkëta mund t’i përdorim për bashkëpunimin pozitiv. Me vullnetin tonë politik të përbashkët treguam se mund të ketë bashkëpunim ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve mike, si dhe bashkëpunim në fushën e turizmit, arsimit, kulturës dhe sportit”, tha kryeministri Zaev.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Terens Nikolaos për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Lexo po ashtu Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Terens Nikolaos për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Gjithashtu, në takim u potencua edhe rëndësia e Planit aksionar, që u nënshkrua nga dy kryeministrat, gjatë vizitës së delegacionit grek në vendin tonë, me çka rregullohet bashkëpunimi në mbrojtje, energjetikë, transport, bujqësi, shëndetësi, si dhe në asistencën e Greqisë në procesin tonë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

U këmbyen mendime dhe u shpreh mbështetja për përforcimin e partneritetit ekonomik me qëllim që të krijohen kushte për hapjen e vendeve të reja të punës, posaçërisht për gjeneratën e re./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori