LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Para publikimit të “bombave” katër herë jam takuar me Gruevskin

Zaev: Para publikimit të “bombave” katër herë jam takuar me Gruevskin

Kryeministri i vendit Zoran Zaev sot në dëshminë për rastin “Shënjestra-Fortesa” tha se për herë të parë për përgjimet ka dëgjuar kur ka ardhur në krye të LSDM-së në vitin 2013.

“Për herë të parë për përgjimet kam dëgjuar kur erdha në krye të LSDM-së. Kryetar i Komisionit për siguri ishte Zoran Verushevski. Pas qershorit të viti 2013 mësova për përgjimet. Ata materiale i morëm nga institucionet në Maqedoni për nevoja të LSDM-së. Vetëm unë si kryetar i LSDM-së isha i informuar për ato biseda. Nga ato materiale mësuam se janë përgjuar mbi 20.000 direkt dhe indirekt. Më së shumti të përgjuar janë telefonat e LSDM-së, pastaj gazetarët dhe përfaqësuesit e partive politike shqiptare”, tha kryeministri Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai sqaroi se në atë periudhë përgjegjës për çështjet e sigurisë ishte Zoran Verushevski, ndërsa komisioni ka pasur prej tre deri më pesë anëtarë, për të cilët tha se nuk i kujtohet mirë se kush ishin.

“Pas pranimit të detyrës, udhëheqësi i ri zhvillon takime me të gjithë liderët e partisë. Kështu që kryetari i komisionit të sigurisë, Verushevski më prezantoi në fushën e plotë të punës së këtij komisioni, dhe një pjesë e tij ishte marrja e informacionit me natyrë sigurie për nevojat e partisë”, tha Zaev.

Ai tha se partia nëpërmes komisionit ka poseduar dokumentet, materialet, nga tipi i përgjimeve ilegale. Dokumentet ishin edhe në formën e shkruar edhe audio.

Zaev shtoi se lloji i këtyre informacioneve dorëzohet deri tek lideri i partisë, ndërsa ai vendos se me kë do të shpërndajë.

Në pyetjen e prokurorit se sa herë është takuar në atë periudhë me Nikolla Gruevskin, Zaev u përgjigj se “para publikimit të “bombave” kamë pasur katë takime me Gruevskin dhe kabinetin e tij. Unë i paraqita disa nga ato materiale në formë narrative për përmbajtjen e disa bisedave, në mënyrë që t’i tregojë se kemi biseda të tilla”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori