0Shares

Kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me kreun e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski i dorëzoi marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë thuhet se Zaev në këtë takim të shkurtë ka theksuar se ata, si politikanë të përgjegjshëm kanë detyrim të mundësojnë që qytetarët e Republikës së Maqedonsië të realizojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të kenë mundësinë për të dhënë mendimin e tyre në lidhje me këtë marrëveshje. “Kjo marrëveshje garanton ardhmërinë e Maqedonisë si anëtare e NATO-s dhe BE-së”, ka thënë Zaev, duke rikujtuar Mickoskin se edhe ata si opozitë duhet të mundësojnë që fjalën e fundit për këtë çështje ta kenë qytetarët nëpërmjet referendumit.

Zaev poashtu ka thënë se ky referendum do të ishte konsensus mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së si dy subjektet më të mëdha politike në vend dhe duhet të përkushtohen që qytetarët vetë të vendoin për të ardhmen e tyre dhe askush nuk ka të drejtë t’i ndalë./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)