LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Ligji për gjuhët do të votohet këtë javë

Zaev: Ligji për gjuhët do të votohet këtë javë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në takim me udhëheqësin e këshillit të ministrave në Bosnje dhe Herzegovinë, Denis Zvizdiç ka thënë se qytetarët e Maqedonisë do të lëvizin vetëm me letërnjoftim drejt Bosnjes, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Deri tani kemi pasur marrëveshje me disa shtete fqinje për lëvizje vetëm me letërnjoftim por tani kemi marrëveshje edhe me Bosnjen dhe Herzegovinën për lëvizje të lirë të qytetarëve të të dy shteteve” tha Zaev në konferencë për shtyp.


Nga ana tjetër Zvizdiç e përshëndeti këtë marrëveshje dhe tha se janë të hapur për të zhvilluar turizmin, ekonominë dhe tregtinë mes dy shteteve.

Zaev gjithashtu ka folur për ligjin për gjuhët në Maqedoni duke thënë se i njejti do të sillet këtë javë.

”Të gjithë thanë atë çka duhet thënë për 10 muaj diskutim në Kuvend dhe jashtë. Do të sillet ky ligj këtë javë për të parë të gjithë se nuk dëmton askënd. Mesazhet që i thotë kryetari i opozitës maqedonase janë copy-paste nga udhëheqësia e kaluar, pra nga Gruevski. Me sjelljen e këtij ligji ne e përmbushim edhe detyrimin e fundit të Marrëveshjes së Ohrit” përfundoi Zaev. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori