LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Me miq si Gjermania jemi të sigurt që do t’ia arrijmë në rrugën drejt BE-së

Zaev: Me miq si Gjermania jemi të sigurt që do t’ia arrijmë në rrugën drejt BE-së

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot pati një takim lamtumirës me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë r Veriut, Thomas Gerberich.

Në takim Zaev theksoi se ishte një nder shumë i madh që Gerberich ta kishim për Ambasador të partnerit më të madh dhe mikut tonë Gjermanisë në tre vitet e fundit. Pikërisht në ato tre vjet, Maqedonia e Veriut bëri përparim të madh në të gjitha fushat dhe arriti suksese të konsiderueshme që ndryshuan imazhin e vendit.


“Vetëm tre vjet pas ardhjes në pushtet të LSDM-së, vendi u bë anëtare e 30-të e NATO-s dhe vendosi të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian pas 15 vjetësh në dhomën e pritjes. Në këto tre vjet, ka pasur një rritje të dukshme në ekonomi, një përmirësim të dukshëm në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, përmirësim të gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të gjata me fqinjët në interes të të gjithëve. Ne kemi bërë shumë në tre vitet e fundit, por jemi të vetëdijshëm që ende kemi shumë punë për bërë. Sidoqoftë, me miq si Gjermania, kemi besim se do të kemi sukses në rrugën tonë drejt zhvillimit, përparimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Zaev.

Dëshmi e miqësisë sonë të fortë vitet e fundit ishte vizita e kancelares Angela Merkel në Shkup në shtator të vitit 2018, si dhe disa vizita të Zaevit në Berlin me ftesë të Kancelares./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori