LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Maqedonia nga çdo marrëveshje të nënshkruar ka dalë fituese

Zaev: Maqedonia nga çdo marrëveshje të nënshkruar ka dalë fituese

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e ka quajtur fitore miratimin e propozimit francez, pasi sipas tij, çdo vendim që Maqedonia ka marrë ndër vite i’u ka shpërblyer me ndonje arritje edhe më madhore.

“Me Marrëveshjen e Prespës fituam anëtarësimin në NATO, por edhe me realizimin e Autoqefalisë së Kishës sonë Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit, kemi një konfirmim të drejtpërdrejtë të identitetit tonë autokton maqedonas. Me fillimin e negociatave me një gjuhë maqedonase të verifikuar dhe të pakontestueshme në kuadër të Bashkimit Evropian, marrim një tjetër fitore identitare”, tha ish-kryeministri Zoran Zaev në një prononcim për Nova TV.


Zaev tha se qeveria e LSDM-së, ka mbajtur leksion politik për opozitën e vendit.

“Qeveria progresive e udhëhequr nga LSDM-ja edhe një herë mbajti leksion patriotik se përparimtarët janë e ardhmja. Mësimi në fund të fundit për popullin tonë, për të kuptuar kush janë në fakt mbrojtësit e Maqedonisë dhe të ardhmes. Ne, përparimtarët në krye me LSDM-në, me politikat tona të guximshme dhe të mençura, sollëm statusin e kandidatit në BE, e futëm vendin në NATO, më në fund mundësuam Autoqefalinë e KOM- OA, u qetësuam dhe miqësuam bashkësitë etnike, krijuam miqësi me të gjithë fqinjët, pas 17 vitesh filluam negociatat me BE-në”, nënvizoi ish-kryetari i Qeverisë për kornizën e negociatave.

Kujtojmë që propozimi francez u miratua nga Kuvendi i Maqedonisë me gjithsej 68 vota PRO.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori