LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Kneissl: Austria mbështet Maqedoninë në rrugën e eurointegrimeve

Zaev-Kneissl: Austria mbështet Maqedoninë në rrugën e eurointegrimeve

Kryministri i Maqedonisë Zoran Zaev i shoqëruar nga shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, sot ka realizuar takim me ministren e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl.

Siç thonë nga qeveria, në takim është biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve në planin politik dhe ekonomik dhe është shprehur qëndrim se ekziston hapësirë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në gjitha fushat, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Kneissl në takim ka thënë se reformat në shtet po vërehen dhe se ekziston motivim tek Austria për investime në Maqedoni dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Ajo gjithashtu ka shprehur mbështetje për integrimet e Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në takim është shprehur edhe bashkëpunimi i mirë policor mes dy vendeve, sidomos në kalimet kufitare gjatë krizës së emigrantëve.

Përndryshe, Karin Kneissl po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, ndërsa kryemnistri Zaev përmes saj ka ftuar në takim edhe kancelarin austriak, Sebastian Kurtz./Telegrafi/