LAJMI I FUNDIT:

Zaev: “Jugohromi” nuk do të fillojë me punë pa filtra

Zaev: “Jugohromi” nuk do të fillojë me punë pa filtra

Kryeministri Zoran Zaev dhe zv.kryeministir Koço Angjushev, sot nga foltorja e Kuvendit thanë se fabrika “Jugohrom” në Tetovë nuk do të fillojë me punë derisa të vendosen filtrat për pastrimin e ajrit.

Zaev në seancën për pyetjet e deputetëve tha se fabrika do të fillojë me punë menjëherë pasi të vendosen filtrat, pasi siç tha, ndotja e ajrit është madhe në këtë rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Zaev gjithashtu shtoi se puna e Jugohromit është e rëndësishme për ekonominë e shtetit, pasi sipas tij, në Bruto Prodhimin Vendor merr pjesë me 0.7 për qind.

Ndërsa sa i përket kërcënimeve ndaj lëvizjes “Eco Guerilla”, Zaev tha se nuk ka njohuri për diçka të tillë, duke bërë thirrje se nëse ekzistojnë dyshime të paraqiten në MPB.

Eco Guerilla: Kemi kërcënime që të heshtim, po përgatitet rihapja e Jugohromit (Video)
Lexo po ashtu Eco Guerilla: Kemi kërcënime që të heshtim, po përgatitet rihapja e Jugohromit (Video)

“Nuk shoh se ka bazë që dikush t’i kërcënojë, por nëse ka nevojë për mbledhje do t’i pranojë menjëherë. Nëse ka kërcënime menjëherë të paraqesin në MPB”, tha Zaev./Telegrafi/